LAJMI I FUNDIT:

“Paqja është pasuria më e vlefshme që kam” – Tayna vjen me një dokumentar për rrugëtimin e albumit të saj të parë në karrierë “Bipolar”

“Paqja është pasuria më e vlefshme që kam” – Tayna vjen me një dokumentar për rrugëtimin e albumit të saj të parë në karrierë “Bipolar”

Rap-artistja shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, së fundmi ka prezantuar albumin e ri të titulluar “Bipolar”.

Ky album përmban këngë të shumta solo e në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime me emra të njohur të tregut muzikor shqiptar.

Artistja nga Prizreni ka publikuar sot (e premte) një dokumentar të shkurtër, përmes të cilit zbulon rrugëtimin e albumit dhe shumë gjëra të tjera.


Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e një sërë hiteve ka treguar në detaje mënyrën se si i ka realizuar këto këngë, prapaskenat e po ashtu dhe se çfarë ka dashur të transmetojë përmes tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Më poshtë mund ta lexoni të plotë rrëfimin e sinqertë të Taynës:

“Paqja është pasuria më e vlefshme që e kam. Kur kam paqe brenda mund të bëj gjithçka. Paqja është fuqia e vërtetë sipas meje e duke e pasur ne artistët një jetë intensive, të shpejtë e të rrethuar me njerëz gjithmonë e ne duhet me gjet balancën e saj, anën e kundërt.

Ndoshta dhe arsyeja që jam fëmijë i vetëm jam mësuar që gjithmonë të kem hapësirën time, paqen time dhe të mos më përzihet askush dhe ashtu jam mësuar të krijoj edhe ndoshta më ka mbet edhe prej më herët por prapë se prapë mendoj që të gjithë njerëzit duhet së pari të hyjnë brenda vetes, me pyet veten kush janë me dit se çfarë po duan dhe çfarë po ndjejnë. Fjala emocion do të thotë energji në lëvizje. Kështu që ajo gjithmonë ndërron edhe ne ndërrojmë bashkë me të. Kreativiteti më i madh vjen prej ndjenjave, emocioneve kështu që a jamë unë bipolare.

Hera e parë që e kam zbuluar talentin për me shkru ka qenë nga klasa e tetë besoj. Kam qenë me një kamp amerikan kur na kanë dhënë për detyrë që ta bëjmë një poezi, mua nuk më kujtohet shumë mirë poezia po e di që ia pata vënë emrin bipolar. Aty e kam kuptuar që di të shkruaj edhe kam marrë vetëbesim pak se i pëlqeu krejtve dhe thashë a okej.

Unë jam më së shumti kreative kur e lë fëmijën brenda vetes të lirë edhe ia plotësoj qejfet fëmijës tim brenda, asaj Tinës së vogël dhe gjithmonë kam pasur qejf të udhëtoj të shoh kultura tjera, të mësoj shumë gjuhë dhe kjo akoma sot e asaj dite më inspiron, më bën të lumtur dhe më bën me hap mendjen për gjithçka.

Jam shumë e lumtur që ky është albumi i parë i një rap-artistes femër shqiptare në shqip. Kjo më bën të ndihem shumë krenare me veten dhe shumë të lumtur që kam mundur të sjell diçka të re dhe ta bëj e para.

Albumin e kam nisur me heroinat duke e pasur parasysh se sa shumë kanë bërë femrat shqiptare gjatë historisë për atdheun tonë.

E kam ndjerë veten obligative dhe me gjithë kënaqësinë e mundshme që ta filloj albumin tim që është kaq i rëndësishëm për mua i cili është albumi i parë duke i përmendur emrat e tyre se ato na kanë liruar neve rrugën për me i tregu ne tani vlerat tona dhe me qenë kaq të lira dhe na kanë treguar që femrat shqiptare janë shumë të forta dhe janë po aq të rëndësishme sa edhe djemtë tonë.

Kënga “Pijetore” është një vepër artistike që sipas meje ndoshta nuk ka mundur të kuptohet nga çdokush por unë jam shumë krenare me atë që kam bërë. Bëhet fjalë për një dashuri toksike ku më shumë të pëlqen me ndejt dhe me ndje dhimbje se mos me pas më.

Pas kësaj, e kam publikuar këngën “S’du me ni” e cila është procesi pasi të shërohesh që vërtet nuk ta ndien më dhe e sheh që nuk ka rëndësi askush para teje.

Unë zakonisht kur bëj këngë për dashuri si “Teket” për shembull nuk e kam zakon të vuaj në tekst. Kam qejf që t’iu dhuroj njerëzve vetëbesim ndoshta dhe pse nuk kam qenë kurrë e dashuruar, nuk më ka rënë që t’i dëgjoj teket e hallkut.

Për këngën “Tequila” duhet të më pyesni se a kam pirë tekila, jo se kam dashur por i jam përshtatur këngës. Unë e kam edhe një gjë se kur më del kamera përpara unë nuk frikësohem. Mund të bëj diçka që ndoshta nuk e kisha bërë në normalitet për shembull te kënga “Anaconda” e kam pasur një gjarpër edhe normalisht frikësohem prej gjarprit por para kamerës gjarprin e kam mbajtur si kafshë shtëpiake timen.

Kënga “Merri” është një këngë që e kam bërë me dy kuptime, edhe për ata që janë të dashuruar por edhe për ata që e duan veten shumë. Gjithçka është e menduar dhe kënga është bërë në frekuenca shëruese, të cilat janë 428 herc.

E “Alpha&Omega” është njëra prej këngëve që jam në habitatin tim, në hapësirën time. Krejt bashkëpunimet që i kam bërë në album kanë qenë shumë të lehta edhe i kemi bërë shumë shpejt këngët.

Kam pasur super kimi në studio me krejt dhe jam shumë falënderuese për Butën, Marinin, Geskon, Lumin, Azetin me të gjithë i kemi kryer këngët në kohë rekord.

Kënga e fundit e albumit me spot është me Butën që e kemi bërë për gjysmë ore pjesën e parë dhe pjesën e dytë aq mirë që e kemi bërë të parën thamë duhet ta bëjmë edhe një mos po del më mirë dhe tani nuk ditëm cilën të zgjedhim dhe i publikuam të dyat. I kam edhe dy këngë të tjera që janë surprizë dhe jam shumë e emocionuar.

Me ligjin e tërheqjes e kam manifestuar krejt jetën time, e kam pasur një ditar në moshën 17-vjeçare dhe kam shkruar krejt çfarë kam tani dhe një ditë e kam lexuar atë fletore dhe e kam parë, jam habitur që fjalë për fjalë gjithçka çfarë shkruar aty i kam.

Në fillim kur kam dalë i kam pasur gjelbërim dhe lule prej asaj që kam manifestuar dhe nuk më ka ra shumë të procesoj krejt atë që po ndodh që pesë vite fansat e mi kanë qëndruar shumë stoik në çdo etapë timen, çdo disponim timin. Unë e di që edhe ata e ndjejnë kur unë nuk jam mirë ose kur unë jam shumë mirë por pavarësisht gjithçkaje ata më kanë pranuar siç kam qenë në çdo fazë të jetës dhe jam shumë shumë falënderuese, mirënjohëse. Nëse nuk kishin qenë fansat e mi unë nuk e kisha pasur këtë jetë, unë nuk kisha qenë këtu ku jam edhe jam shumë falënderuese.

Unë mundohem sa më shumë që mundem t’i balancoj mos të bëj diçka vetëm komerciale por edhe të bëj diçka artistike si “Pijetore” si “Nëse” si “Heroinat” edhe pse ndoshta nuk kanë me e pas pëlqimin e madh të masës, disa këngë duhet t’i bësh si artistë për veten tënde.

Gjatë pandemisë kam pasur kohë të mendoj shumë dhe kam nisur të pyes veten çfarë po më pëlqen dhe ndoshta gjithë atë lodhjen që e kam përjetuar gjatë tri viteve të karrierës e kam ndier atëherë dhe aty e kam bërë këngën “Nëse” e cila besoj është kënga më e ndjeshme e imja, ku kam shprehur më së shumti emocion dhe emocion të sinqertë. Këngën “Nëse” e kam shkruar me lot në sy.

Ka qenë një moment jo shumë i mirë në jetën time. Kur e kam bërë ka qenë si me i dhënë forcë vetes. E kam bërë në tri etapa, kam dashur ta bëj në fillim kur ti së pari e fajëson krejt botën për dhimbjen që e ki, mundohesh ta gjesh fajin te dikush tjetër. Strofa e dytë kur ndalesh nuk ke kujt t’ia lësh më fajin dhe ndalesh e pyet veten përse jam kështu përse po bëj kështu, çfarë pasigurie kam unë. Pjesa tjetër është kur ti i pranon ato, je i vetëdijshëm për jetën tënde mjaftueshëm dhe e len me shku, pastaj e gjen paqen prapë”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj largohen nga SHBA-ja, shkaku mund të jetë fitorja e Trumpit

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Kalo në kategori