LAJMI I FUNDIT:

Paqartësi për shtyrje të konkursit për kryeshef të Trepçës

Paqartësi për shtyrje të konkursit për kryeshef të Trepçës

Me 29 nëntor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyrë për pesë ditë.

Norma për konkurs duket se ishte realizuar por kjo nuk mjaftoi që menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, konkursi për kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje ta shtynte edhe për pesë ditë të tjera.


Në njoftimin publik, thuhet se për shkak të kompleksitetit të çështjes administrative konkrete, ky konkurs duhet të shtyhet.

Dyshime për këtë shtyrje të afatit prej pesë ditësh po hedh Gazmend Morina, që në momentin e fundit hoqi dorë për këtë pozitë.

“Tutje kom pa që kish me qenë më e drejt mos me apliku edhe sikur mos të ishte peticioni pasi konkursi është vazhdu dhe kjo po tregon që mundet më pas pazare të ndryshme për pozitën e kryeshefit. Po shihet që punëtoret do të hynë në grevë pasi kërkesat e tyre nuk po realizohen”, ka thënë Gazmend Morina për RTV Dukagjinin.

Të pakënaqur jo vetëm me këtë por edhe më atë se marrëveshja e arritur nuk po zbatohet, janë minatorët.

“Nuk është zbatuar as një pik deri tash, përjashtim të pikës dy që është hapja e konkursit të menaxherit që ka një zvarritje edhe aty. Paga nuk është realizuar deri në fund të nëntorit dhe jemi afër afatit për pagën e nëntorit dhe mbesim të shohim se si do të shkoj”, ka thënë Fevzi Ademi nga Sindikata e Punëtorëve të “Trepçës”.

E shtyrjen e afatit të aplikimit për përzgjedhjen kryeshefit të ri e kanë kërkuar Organizatat Joqeveritare.

Sipas GLPS-së ekzistojnë tri shkeljet që janë gjetur me të filluar ky konkurs.

“Shkelja e parë është kandidatëve ju është kërkuar dokumente që nuk janë në hetime e jo dokumentin që nuk janë të dënuar fare, pastaj nuk është kërkuar niveli I shkollimit por janë cekur vetëm drejtimet. Paqartësia e tretë ka të bëjë që në konkurs preferohet që kandidatët të kenë punuar në ndërmarrje të mëdha”, ka thënë Ema Pula nga GLPS.

Konkursi për kryeshef ekzekutiv ishte hapur më 13 nëntor të këtij viti, derisa ashtu siç mëson Dukagjini deri me datën 29 ku ishte parapa të jetë dita e fundit e konkursit,  kishin aplikuar mbi 10 persona.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori