LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Eurozonë është 8.4%

Papunësia në Eurozonë është 8.4%

Norma e papunësisë në vendet e Eurozonës, gjatë muajit maj 2018 ishte 8.4 për qind, krahasuar me prillin e 2018-së që ishte 9.2 për qind. Ndërsa, norma e papunësisë në vendet e Bashkimit Evropian po në këtë periudhë ishte 7 për qind, krahasuar me prillin e 2018-së që ishte 7.7 për qind.

Sipas, Eurostat, përcjell Telegrafi, kjo është shkalla më e ulët e regjistruar që nga gushti i 2008-së.


Eurostat vlerëson se 17.21 milionë banorë në vendet e BE-së, prej të cilëve 13.66 milionë banorë në Eurozonë, ishin të papunë në maj të 2018-së. Krahasuar me prillin 2018, numri i personave të papunë në vendet e BE-së është ulur me 154 mijë 125 mijë në Eurozonë. Krahasuar me majin 2017, papunësia ra me 1.83 milionë në vendet e BE-së dhe 1.25 në Eurozonë. /Telegrafi/