LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Eurozonë 8.7%

Papunësia në Eurozonë 8.7%

Niveli i papunësisë në Eurozonë në muajin nëntor të 2017-së ishte 8.7 për qind, nga 8.8 për qind që ishte një muaj më herët dhe nga 9.8 për qind në nëntor të 2016-së. Kjo është norma më e ulët e regjistruar në Eurozonë që nga janari i 2009-së, njofton Zyra e Statistikave të BE-së ‘Eurostat’, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, papunësia në 28 vendet e Bashkimit Evropian, në nëntor të 2017-së kjo normë ishte 7.3 për qind nga 7.4 për qind që ishte një muaj më herët dhe 8.3 për qind në nëntor të 2016-së dhe që nga 2008-ta kjo është shkalla më e ulët e regjistruar.


Eurostat vlerëson se 18 milionë burra dhe gra në vendet e BE-së, prej të cilëve 14.26 milionë në Eurozonë, ishin të papunë në deri në nëntor të 2017-së. Krahasuar me nëntorin e 2016-së, në vendet e BE-së papunësia ra në 2 milionë, kurse në Eurozonë ulja ishte 1.56 milionë të papunë. /Telegrafi/