Në vendin tonë, gjatë viteve të fundit, përdorimi i teknologjisë ka luajtur rol të madh dhe ndikues në shumë profesione, e sidomos në fushën e marketingut.

Si rrjedhojë, vlen të përmendet specifikisht zhvillimi i teknologjisë moderne, i cili ka përçuar një hov të madh në vendet perëndimore me realizimin e videove “Anamorphic 3D Effect”, duke iu mundësuar brendeve të shumta të prezantojnë produktet e tyre në mënyrë më të veçantë.

Anamorphic 3D Effect është një teknikë perspektive që i jep një imazh subjektit të përfaqësuar në një foto kur shihet nga këndvështrimi i zakonshëm, por i ekzekutuar në mënyrë të tillë që nëse shikohet nga një kënd i caktuar, shtrembërimi zhduket dhe imazhi në foto duket normal.

Gjatë ditës së djeshme, për herë të parë në Kosovë—Paper Radio ka shfaqur po këtë lloj të videove 3D, në një formë magjike dhe të pashfaqur më parë, të cilën mund ta përjetoni për së afërmi në ekranin LED, që gjendet tek Lesna, në Prishtinë.

Paper Radio është radio e Prishtinës, e themeluar në dhjetor të vitit 2020, e cila edhe pse e re në treg, ka sjellur një frymë të re në vendin tonë me skemën e saj programore, kështu duke promovuar muzikën, kulturën dhe artin në një dimension të veçantë.

Gjithashtu, këtë reklamë 3D të realizuar nga Paper Radio, mund ta ndiqni në vijim: