LAJMI I FUNDIT:

Papadopoulou: Thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë

Papadopoulou: Thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ka reaguar ndaj një emisioni të transmetuar në mediat vendore lidhur me presionin që menaxhmenti i lartë i EULEX-it ka ushtruar vazhdimisht në gjyqtarët e këtij misioni, duke ndikuar në vendimet në disa procese gjyqësore.

Papadopoulou theksoi se thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë.


Ish-kryetari gjyqtarëve të EULEX-it i shqetësuar për besueshmërinë e Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Ish-kryetari gjyqtarëve të EULEX-it i shqetësuar për besueshmërinë e Gjykatës Speciale

Lexoni të plotë reagimin e shefes së EULEX-it, Papadopoulou në përgjigje ndaj një programi të transmetuar në RTK dhe në media tjera:

“Ky Mision e respekton plotësisht integritetin e sistemit gjyqësor të Kosovës, si dhe të gjitha vendimet dhe aktgjykimet e gjykatave kosovare në të cilat janë të përfshirë dhe të integruar plotësisht edhe gjyqtarët e EULEX-it. Gjykata Supreme e Kosovës është ajo që e ka nxjerrë vendimin i cili u vu në pikëpyetje në programin e RTK-së.

Ajo më tej shpjegoi se e drejta për gjykim të shpejtë për të gjithë: viktimat, paditësit dhe të pandehurit duhet të respektohet dhe kjo është shumë e rëndësishme në menaxhimin e lëndëve jo vetëm në Kosovë, por në tërë Evropën. Praktikat fundamentale më të mira evropiane, të cilat synon t’i arrijë sistemi gjyqësor i Kosovës me ndihmën e EULEX-it, e mbrojnë integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve. Bazuar në këto standarde të larta të profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë, gjyqtarët e menaxhojnë vëllimin e punës së tyre në përputhje me parimet themelore të ligjit, për shembull disponueshmëria e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve mbrojtës dhe personelit tjetër mbështetës.

Thashethemet dhe fjalët nuk janë mënyra për ta promovuar sundimin e ligjit në Kosovë.” Ajo shtoi se përmendja e emrave të gjyqtarëve dhe shpërndarja e mendimeve lidhur me jetën personale të tyre është në kundërshtim me parimet e të drejtave themelore të njeriut dhe e rrezikon pavarësinë e tyre.

“Rrëfimet e njëanshme të pakonfirmuara e komprometojnë integritetin dhe profesionalizmin e gjyqtarëve, qofshin ata vendas apo ndërkombëtarë. Përveç kësaj, ato e minojnë autoritetin e gjykatave të Kosovës.

Ky Mision më tej theksoi se beson fuqishëm që këto çështje duhet të trajtohen nga autoritetet përkatëse, “dhe jo nga mendimet personale të shprehura në një program televiziv”.

EULEX-i është i përqendruar që t’i ndihmojë autoritetet për të krijuar një sistem efektiv dhe të pavarur të sundimit të ligjit të lirë nga ndërhyrjet politike. Ky Mision e përsërit përkushtimin e tij të plotë ndaj këtij qëllimi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori