LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Kam pasur pneumoni të rëndë, prandaj përfundova në spital

Papa Françesku: Kam pasur pneumoni të rëndë, prandaj përfundova në spital

Papa Françesku, i cili është 86 vjeç, zbuloi sot se kishte “pneumoni akute” për të cilën u shtrua në spital në fund të muajit mars, por tha se ende dëshiron të udhëtojë.

“Ndjeva një dhimbje të fortë në fund të audiencës (29 mars), por nuk humba ndjenjat”, tha Ati i Shenjtë, i lindur në Argjentinë, në një bisedë me gazetarët teksa po kthehej me aeroplan nga Budapesti.


Papa Françesku: Seksi është një nga gjërat më të bukura që ka dhuruar Zoti
Lexo po ashtu Papa Françesku: Seksi është një nga gjërat më të bukura që ka dhuruar Zoti

“Kisha temperaturë të lartë (…), mjeku më dërgoi menjëherë në spital”, shtoi ai, duke thënë se kishte “inflamacion akut dhe të rëndë në pjesën e poshtme të mushkërive. Trupi reagoi mirë ndaj ilaçit. Falë Zotit, mund t’ju them tani”, tha ai.

Papa qëndroi në një spital në Romë për tre ditë dhe u lirua më 1 prill, pasi u trajtua me antibiotikë.

Si i ri, Jorge Bergoglio vuante nga pleuriti akut (inflamacion i mukozës së mushkërive), kështu që një pjesë e mushkërisë së djathtë iu hoq përmes ndërhyrjes kirurgjike.

Gjatë informacioneve të fundit rreth shëndetit të të parit të Kishës Katolike pati një konfuzion në komunikim që nxiti thashethemet sepse Vatikani fillimisht njoftoi se bëhej fjalë për ekzaminime të planifikuara në spital dhe më pas se kishte bronkit.

Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve
Lexo po ashtu Papa Françesku u jep grave të drejtën e votës në mbledhjen e peshkopëve

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për udhëtimet e ardhshme, Françesku konfirmoi se në fillim të gushtit planifikon të shkojë në Lisbonë, ku mbahet Dita Botërore e Rinisë dhe në shtator në Marseille dhe Mongoli.

Shëndeti i Jorge Bergoglio, i cili u zgjodh Papë në vitin 2013, është gjithnjë e më i brishtë, veçanërisht për shkak të dhimbjes së gjurit që po e detyron të lëvizë me një karrige me rrota. /Telegrafi/