LAJMI I FUNDIT:

Panxha thotë se ka forma të ndryshme për bojkotimin e produkteve serbe, merr shembullin e vendeve arabe ndaj Danimarkës

Panxha thotë se ka forma të ndryshme për bojkotimin e produkteve serbe, merr shembullin e vendeve arabe ndaj Danimarkës

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se mënyrat e bojkotimeve për produkteve serbe mund të jenë të ndryshme.

Panxha ka marrë si shembull bojkotimin që shtetet arabe u kishin bërë produkteve të Danimarkës, pasi kjo e fundit nuk kishte reaguar ndaj disa karikaturave që ishin bërë Profetit Muhamed.

“Pasi shtetet arabe i kërkuan Danimarkës të distancohet nga karikaturat që ishin bërë për profetin Muhamed, kjo e fundit refuzoi kategorikisht pasi tha se në këtë vend respektohet liria e shprehjes. Tetë shtete arabe filluan të bojkotojnë masivisht produktet daneze. Kompania “Arla” për një javë humbi tetë milion euro dhe ajo shkoi te shteti danez duke i kërkuar të kërkojë falje sepse po dëmtohet ekonomikisht”.

“Shteti danez pasi u prek në interesa ekonomik, harroi lirinë e shprehjes dhe standardet evropiane dhe kërkojë falje”, tha Astrit Panxha.

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës tha se shembulli i Danimarkës tregon se ka forma të ndryshme që Kosova të bojkotoj produktet e Serbisë, vetëm se a ka vullnet për një gjë të tillë.

Ndërsa njohësi i çështjeve ekonomike, Zekirja Shabani ka thënë se në Kosovë është shqetësuese se mospërkrahja ndaj prodhuesit vendor.

“Është shqetësuese sidomos çështje e bllokave të Serbisë. I njëjti agresor që na ka djeg shtëpitë, na ka shit bllokat që ne t’i ndërtojë përsëri shtëpitë. Politika jonë i ka lejuar Serbisë që pa asnjë taks të shes në Kosovë blloka”, deklaroi Zekirja Shabani.

Zeka ka thënë se thirrja për bojkot të produkteve të Serbisë duhej të ishte bërë shumë më herët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori