LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Një pjesë e mirë e bizneseve me 4 maj do të kthehen në operim

Panxha: Një pjesë e mirë e bizneseve me 4 maj do të kthehen në operim

Drejtuesi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë se është shumë e rëndësishme që janë bërë disa lehtësime për operimin e bizneseve.

Panxha për RTV Dukagjinin thotë se është shumë me rëndësi që nga 4 maji kthehet në punë sektori i ndërtimit.

“Ne kemi qenë kundër qysh në ditën kur është ndalur të punojë ky sektor”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Drejtuesi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës thotë se shumica e shitjes me pakicë do të fillojnë punë nga data katër maj.

“Një pjesë e mirë e ekonomisë me 4 maj do të kthehet”.

Panxha thotë se është me rëndësi që të ruhen kriteret e përcaktuara nga institucionet shëndetësore pasi sipas tij nuk duhet të eskalojë përsëri situata që të vjen puna për t’u mbyllur përsëri lokalet e hapura./Telegrafi/