LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Viti 2020-të i humbur për prodhuesit e Kosovës, 800 milionë euro më pak qarkullim

Panxha: Viti 2020-të i humbur për prodhuesit e Kosovës, 800 milionë euro më pak qarkullim

Atrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka thënë se pandemia ka goditur shumë sektorin e prodhimit në Kosovë.

Panxha në RTV Dukagjini thotë se në bazë të dhënëve nga ATK-ja, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar bizneset kanë pasur qarkullim më pak për rreth 800 milionë euro.


“800 milion euro më pak qarkullim. Nuk bëhet fjalë për të hyra tatimore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se edhe ndihma e shtetit nuk ka qenë e duhura dhe në kohë të caktuar.

“Pagën minimale që është dashur ta marrin punëtorët në prill e kanë marrë në gusht për shkak të vonesave në burokracitë shtetërore. Mund të konsideroj se viti 2020 për sektorin e prodhimit është vit i humbur”.

Përfaqësuesi i Klubit të Prodhuesve të Kosovës thotë se në bazë të dhënave rreth 400 kompani janë mbyllur në Kosovë dhe sipas tij nëse nuk ka lëvizje nga qeveria edhe shumë të tjera do të mbyllen apo do të largojnë shumë punëtorë.

“Në këtë fazë është shumë jo veprim i duhur që parlamenti të shkojë në pushim për një muaj kur punëtorët janë duke pritur pagesat. Parlamentarët sigurisht se nuk e kanë problem të marrin pagesën në fund të muajit”, tha ndër të tjera Astrit Panxha./Telegrafi/