LAJMI I FUNDIT:

Pantina në Klinë: Do t’i dërgojmë kriminelët në burg

Pantina në Klinë: Do t’i dërgojmë kriminelët në burg

Kandidatja për deputete nga lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina tubimin elektoral në Klinë e filloi me një përshëndetje për Adea Batushën, Atdhe Arifin, Egzon Halitin dhe Frashër Kransiqin, kandidatë për deputetë që tash e sa muaj janë në arrest shtëpiak.

Pantina tha se Vetëvendosje i ka motivet e pastra dhe program të qartë si dhe guximi për t’i çuara përpara proceset.


“Lëvizja i ka motivet e pastra dhe synimin e mirë, e ka programin e qartë dhe guximin për ta çuar përpara, për t’i larguar klanet nga pushteti, e për t’i dërguar kriminelët në burg, për t’i sjell më në fund Kosovës zhvillimin ekonomik, punësimin, mirëqenien, dhe barazinë e të gjithëve para ligjit”, tha Pantina. /Telegrafi/