LAJMI I FUNDIT:

Paniku në Strasburg, europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Paniku në Strasburg, europarlamentarët “ngujohen” brenda PE-së

Një person raportohet të ketë vdekur, nëse 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave të mbrëmjes së të martës pranë një tregu Krishtlindjeje në qytetin e Strasburgut, ndërkohë që policia thotë se i dyshuari i armatosur është ende në arrati.

“Një ngjarje tejet serioze që cenon sigurinë publike po ndodh në Strasburg. Banorët janë të lutur të qëndrojnë në shtëpi”, shkruante në rrjetin social “Twitter” ministri i Brendshëm francez.

“Të shtëna në qendrën e qytetit të Strasburgut. Faleminderit të gjithëve që qëndroni në shtëpi, derisa situata të qetësohet”, dërgonte mesazhin e tij zv.kryebashkiaku i qytetit, Alain Fontanel.


Të shtëna armësh në Strasburg, një i vdekur dhe tre të plagosur (Foto/Video)
Lexo po ashtu Të shtëna armësh në Strasburg, një i vdekur dhe tre të plagosur (Foto/Video)

Por, më e rëndësishmja është “shtetrrethimi” i Parlamentit Evropian që e ka selinë në Strasburg. Sipas asaj që bëhet e ditur, europarlamentarët, stafi shtesë dhe gazetarët e kanë patur të pamundur të dalin nga ndërtesa pas informimit për të shtëna.

PE është duke mbajtur aktualisht një seancë plenare, me qindra europarlamentarë dhe zyrtarë të tjerë që kanë shkuar si çdo muaj në Strasburg nga Brukseli. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Aeroplani luftarak kinez përplaset në një zonë të banuar, piloti katapultohet – publikohen pamjet

Azia
Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën

Njihuni me xhaminë e ndërtuar me teknikën "pa gozhdë" në Turqi që qëndron në këmbë prej dy shekujsh

Botë
Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Më shumë se 30 vende të gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë për të siguruar paqen

Botë

"Rusisë nuk mund t'i besohet vërtet", paralajmëron Kaja Kallas përpara bisedës së re Trump-Putin

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Ukrainasit shkatërrojnë me HIMARS-in amerikan punëtorinë ruse – pamje nga sulmi

Evropa

"Na ktheni Statujën e Lirisë", i thotë SHBA-së eurodeputeti francez

Botë
Kalo në kategori