LAJMI I FUNDIT:

Panik në Pfizer, vidhen dokumente me të dhëna të vaksinës kundër COVID-19 – fajësohet një punonjëse e kompanisë

Panik në Pfizer, vidhen dokumente me të dhëna të vaksinës kundër COVID-19 – fajësohet një punonjëse e kompanisë

Pfizer ka ngritur padi kundër një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur “numër të madh” të dokumenteve të besueshme, përfshirë edhe ato lidhur me vaksinën kundër coronavirusit.

Në padinë e deponuar të martën në gjykatën e San Diegos, Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga datoteka pa pasur miratim dhe duke i futur ato në kompjuterin personal (lap-top), transmeton Telegrafi.


“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që zonja Li kundërligjshëm i ka marrë, Pfizer duhet të jap leje për një gjë të tillë kur bëhet fjalë për dokumente konfidenciale”, thuhet në kumtesën e kompanisë amerikane.

Materialet e vjedhura përfshijnë “doracakun” nga 24 shtatori, që përmban vlerësime të brendshme dhe rekomandime për vaksinën kundër coronavirusit nga Pfizer dhe BioNtech, si dhe për marrëdhëniet me partnerin gjerman për vaksinë, e për lidhjet me antitrupat sa i përket sëmundjes së kancerit.

Nga kompania Pfizer është thënë që Li që ishte asistente e drejtorit për statistikë, në shumë raste ka tentuar të mbulojë gjurmët e asaj çfarë kishte bërë. Gjithashtu thuhet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet sesi kishte arritur t’i merr dokumentet dhe pse e kishte bërë një gjë të tillë – duke mos harruar edhe çështjen që sipas tyre po i brengos shumë – ku gjenden ato dokumente tani?

Li ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vite, por që së fundmi kishte marrë një ofertë për punë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni që për fokus ka shërimin e sëmundjes së kancerit.

Zyrtarë të Pfizer kanë bërë të ditur se kompania e tyre po ballafaqohet me probleme të mëdha – ku konkurrentët po tentojnë t’ua “rrëmbejnë” punonjësit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori