Në një kohë kur shqetësimet për ndryshimet klimatike dhe kërkesat për burime të qëndrueshme të energjisë janë në rritje, paneleve solare po u jepet një vëmendje gjithnjë e më e madhe.
Kjo teknologji, e cila shfrytëzon energjinë e diellit për të prodhuar energji elektrike, ka fituar popullaritet në mbarë botën për shkak të mundësisë së uljes së kostove të energjisë dhe ndikimit minimal në mjedis.
Por, se cila është rëndësia e përdorimit të energjisë solare dhe cilat janë përfitimet që lidhen me këtë teknologji, në një intervistë për Telegrafin ka folur Xhevat Muqa, pronar i kompanisë “Muqa Solar”.
Muqa tha se një nga arsyet kryesore pse energjia solare është një mundësi e shkëlqyer investimi është rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike.
Ai parashikon një rritje prej 33 për qind të çmimit të energjisë elektrike në vitin 2025.
Në këtë kontekst, siç tha ai panelet solare ofrojnë një mundësi për të ulur shpenzimet e energjisë dhe për të pasur një burim të qëndrueshëm energjie për shumë vite.
“Duke marrë parasysh që energjia elektrike çdoherë ka një rritje, sidomos në këtë vit po pritet që të ketë diku 33 për qind rritje të energjisë elektrike dhe ne e dimë që një investim i tillë ka një afat shumë të gjatë, do të thotë që deri në 30 vite ne japim garanci. Jo vetëm ne, por secila kompani në Kosovë jep një garanci të tillë. Kjo i bie që çdo biznes e ka një investim të garantuar, sepse tek bizneset kthimi i investimit del diku 3 – 4 vite, varësisht prej çmimit, se çfarë çmimi ka biznesi, kurse te personat privat, ndoshta zgjat një apo dy vite më shumë. Por, sidoqoftë një investim i tillë që ta kthen garantimin është vetëm paneli fotovoltaik, apo panelet solare…”.

Sipas tij, Kosova me 290 ditë me diell në vit, ka kushte ideale për përdorimin e energjisë solare.
Ai theksoi se, duke pasur parasysh kushtet gjeografike të Kosovës, është një mundësi e jashtëzakonshme për çdo qytetar dhe biznes të investojë në këtë teknologji.
“Imagjinoni, Kosova ka 40 për qind më shumë rrezatim diellor se Gjermania. Nëse ata kanë arritur të instalojnë kaq shumë panele solare, pse të mos e shfrytëzojmë ne këtë mundësi, për të siguruar energji të pastër dhe të qëndrueshme”, tha Muqa.
Muqa shpjegoi se çdo familje mund të instalojë një mini fabrikë të vogël solare në shtëpitë e tyre dhe të përfitojë nga energjia e diellit çdo ditë.
“Në rast se bëhet një matje adekuate nga inxhinierët, mund të bëhet një kalkulim i saktë dhe në momentin kur bëhet një kalkulim i saktë, atëherë mund të themi që ne mund të mbulojmë 80 deri në 100 për qind, varësisht prej kërkesës të klientit… Në rast se bëhet një kalkulim i saktë, mundemi me e pa që secila familje apo secili biznes mund të ketë 100 për qind energji elektrike nga paneli Foto Voltaik. Paneli fotovoltaik prodhon gjatë ditës kur ka rreze të diellit, dhe prodhon energji deri në mbrëmje”.

Ndërsa, panelet fotovoltaik janë shumë efikase, Muqa tregoi se janë disa faktorë që mund të ndikojnë në performancën e tyre.
“Por ajo se çka e paralizon panelin fotovoltaik është mjegulla e madhe dhe reshjet e borës, pasi krijojnë shtresa që e pengon depërtimin e rrezeve të diellit në këto panele”, tha Muqa.
Për detaje të tjera rreth rëndësisë dhe përfitimit ekonomik dhe shëndetësorë të paneleve solare mund ta ndiqni të plotë intervistën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës