LAJMI I FUNDIT:

Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit

Pandemitë që ndryshuan historinë e njerëzimit

Historia e pandemive është pothuajse e gjatë sa vetë historia e njeriut. Pandemitë kanë marrë miliona jete njerëzish, kanë shuar qytete e kanë dobësuar perandori.

Shpërthimi më i hershëm i pandemisë daton në vitin 430 para erës sonë, gjatë luftërave të Peloponezit. Sëmundja epidemike u shpërnda në Libi, Etiopi, Egjipt e deri në Athinë, ku u shuan 2/3 e popullsisë.


Murtaja ose ndryshe siç njihet sëmundja e zezë, ndryshoi rrjedhën e një ndër perandorive më të mëdha në historinë e njerëzimit, atë të Perandorisë Romake, duke shkaktuar një lufte masive ekonomike.

Këto fenomene të sëmundjeve epidemike krijuan atmosferë apokaliptike, me çka u bë edhe shkas që nxiti përhapjen e shpejt të fesë krishtere.

Gjate dy shekujve në vijim sëmundjet pandemike morën e jetën e mbi 50 milionë njerëzve, ndryshe 26% për qind të popullsisë botërore.  Periudha mesjetare ndryshe njihet edhe si epoka me errët në historinë e njerëzimit.

“Vdekja e zeze” u përhap me shpejtësi të madhe, dhe për vetëm tre vite morri jetën e 1/3 së popullsisë evropiane.

Kjo pandemi u bart nga Azia qendrore në Evropë, fillimisht në Itali e Francë e pastaj e mbuloi të gjithë kontinentin evropian ku shkaktoi vdekjen e mbi 30 milionë njerëzve.

Sëmundja u shkaktua nga një bakterie e bartur tek minjtë, e pastaj në mënyrë virale filloi te shpërndahej ndërmjet njerëzve.

Gjatë shekullit XIV-të, nga 475 milionë banor në botë numri u reduktua në 350 milion. Edhe në kohët moderne sëmundjet pandemike do të vazhdonin të merrnin miliona jetë njerëzish.

Pas përfundimit të Luftës së parë botërore, gripi spanjoll infektoi 500 milionë njerëz, ndërsa numri i vdekjeve vlerësohet të jetë së paku 50 milionë në të gjithë botën.

Ndër arsyet kryesore të përhapjes së pandemisë dyshohet të jetë mungesa e higjienës nga ushtaret që morën pjesë në luftën e parë botërore. Sëmundja u identifikua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda personelit ushtarak e me pastaj u përhap edhe në Evropë.

Në shekullin XX numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse raportohet te jete rreth 50 deri në 100 milionë njerëz, shifra këto qe ia janë me të larta se sa vdekjet  që rrodhën nga lufta e parë botërore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori