LAJMI I FUNDIT:

Pandemia mbylli mbi pesë mijë biznese në Maqedoni

Pandemia mbylli mbi pesë mijë biznese në Maqedoni

Në vitin 2021 në vend janë mbyllur mbi 3000 kompani, përderisa kanë funksionuar 70.424 kompani. Të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se në periudhën e kaluar si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga pandemia dhe asaj energjetike po shënon ulje numri i firmave aktive.

Trendin e shuarjes së bizneseve e tregojnë edhe të dhënat statistikore sipas të cilave në vitin 2019 në vend kanë punuar 75.914 biznese apo gati 6000 më shumë se në vitin 2021.


Të dhënat tregojnë se kompanitë e tregtisë me 31 për qind dominojnë në strukturën e kompanive vendore, ndërsa mbi 80 për qind e totalit të kompanive në vend kanë më pak se dhjetë të punësuar. Statistika zyrtare tregon se struktura e ndërmarrjeve aktive sipas numrit të të punësuarve dominohet me pjesëmarrjen më të madhe prej 82.5 për qind e të ndërmarrjeve me 1 deri në 9 të punësuar.

Më pas vijojnë ndërmarrjet pa të punësuar ose me numër të pacaktuar punonjësish (pa të dhëna për të punësuarit) me 7.3 për qind, pastaj ndërmarrjet me 10 deri në 19 punonjës me 4.6 për qind, pasojnë ato me 20 deri në 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 3.1 për qind. Me 2.1 për qind përfaqësohen ndërmarrjet që punësojnë prej 50 deri në 249 punonjës, ndërsa vetëm 0.3 për qind e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 të punësuar.

Ekonomistët thonë se ambienti rënduar për biznes po vazhdon të jetë një sfidë e madhe për sipërmarrësit në vend.

“Kompanitë e vogla në vitet e kaluara kishin ulje të qarkullimit, ballafaqoheshin dhe ballafaqohen me ulje të fuqisë blerëse, apo me më pak punë për të paguar në fund punëtorët, detyrimet ndaj shtetit, për harxhimet e përditshme dhe në fund duhej që edhe të realizojnë një fitim të caktuar për të arsyetuar punën e tyre. E tërë kjo me krizën e shkaktuar nga pandemia, me shtrenjtimin e madh të rrymës, naftës… vështirësoi tej mase punën e tyre, andaj një pjesë e kompanive kishin më shumë humbje se fitime andaj edhe mbyllën aktivitetin e tyre”, thotë profesori universitar Neritan Turkeshi. Sipas tij në numrin e kompanive që nuk punojnë më marrin pjesë edhe ato që nuk tregojnë aktivitet afarist, apo nuk paraqesin llogari përfundimtare deri tek Regjistri Qendror.

Ndryshe, të dhënat nga Regjistri Qendror tregojnë se pandemia ka goditur më së shumti objektet e hotelerisë dhe të tregtisë me shumicë dhe pakicë. Të dhënat e tyre tregojnë se janë mbyllur 343 restorante dhe ambiente për shërbimin e ushqimit, si dhe 181 subjekte për shërbimin e pijeve, 282 dyqane jo të specializuara për shitjen e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, 130 nga tregtia e tjera me pakicë, dyqane të specializuara perimesh, mobilje, materiale ndërtimi, për prodhimin dhe shitjen e mishit, tregtisë me pakicë të rrobave, këpucëve, lodrave, barnatoreve e të ngjashme.

Kriza nuk kurseu edhe bizneset e tjera. Për një vit apo përgjatë 2021-shit i mbyllën dyert edhe 15 fabrika të prodhimit të tekstileve, veshjeve dhe këpucëve, ndërsa të njëjtën periudhë u mbyllën edhe 190 parukeri dhe 34 për kujdesin dhe zbukurimin e trupit./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori