LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 pamundëson faljen e namazit të Bajramit, apel që të shmangen edhe vizitat familjare

Besimtarët myslimanë nuk kanë mundur të falin namazin e Kurban Bajramit për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Përveç ezanit, në Xhaminë e Madhe, që herët e kaluara ishte epiqendra e kësaj feste, nuk është parë lëvizje e be


Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave gjatë së enjtes ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik. Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

“Është një vendim i dhimbshëm për BIK-un, mirëpo një vendim me vend ngase kemi prioritetin edhe ne si BIK që të ruajmë shëndetin publik të qytetarëve sepse kështu na mëson Kurani, kështu na mëson Muhamedi a.s. E lus Zotin me këtë rast që të gjithë ata që kanë vdekur edhe nga virusi Covid-19 t’i mëshirojë me mëshirën e Tij. Ata të cilët janë të prekur me këtë virus t’i shërojë e neve të na mundësojë të gjithëve që të respektojmë rregullat të cilat dalin nga qeveria e Kosovës, MSh-ja, IKSHP-ja dhe BIK-u që të kemi sa më pak të infektuar”, tha ai.

Myftiu Tërnava ka ftuar të gjithë qytetarët që të ruajnë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kenë më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin COVID-19.

Por njëkohësisht bëri apel që të shmangen vizitat familjare.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori