Ndikimi i pandemisë COVID-19 kishte efekt negativ në ekonominë e Kosovës dhe atë të rajonit. Ndërsa menaxhimi i pandemisë në vendete Ballkanit në përgjithësi ishte i ngjashëm, për nga miratimi i pakove fiskale.
Derisa Maqedonia e Veriut ishte i vetmi shtet që ka miratuar pakon e gjashtë fiskale në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi ishin vendet me numrin më të vogël të pakove fiskale. Derisa sektorët më të dëmtuar në vendet e Ballkanit ishin kryesisht gastronomia, turizmi, transporti, infrastruktura, ndërtimtaria.
Kështu u tha në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).
Sekretari i përgjithshëm i OAK-ut, Diamant Elshani tha se të gjitha aktivitetet ekonomike u pezulluan gjatë valës së parë të ballafaqimit me pandeminë.
Sa i përket sektorëve më të afektuar nga pandemia në Kosovë, ai tha se ishin gastronomia, tregtia me shumicë, tregtia me pakicë, prodhimtaria dhe ndërtimtaria.
Ai theksoi se mungesa e stabilitetit politik që mbretëroi në Kosovë ndikoi shumë në menaxhimin me pandeminë, pasi u ndërruan tri qeveri.
“Jostabiliteti politik ndikoi edhe më shumë në ekonominë e vendit gjatë pandemisë. Ndryshimi i tre qeverive bëri që Kosova të pësojë edhe më shumë gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Drilon Iseni tha se për të menaxhuar më mirë me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID në tre-mujorin e parë, qeveria e Maqedonisë solli tre pako masash.
Ai tha se Maqedonia e Veriut është vendi me më së shumti pako në rajon.
“Sektorët më të dëmtuar në Maqedoni rezultuan të jenë gastronomia dhe hoteleria. Qeveria ka përshtatur masat konform nevojave të reja të ekonomisë. Ideja jonë ishte që të ruajmë vendet e punës dhe likuiditetit të kompanive”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk