Punë nga shtëpia, kohë pune më fleksibël, më shumë kualifikim, më shumë digjitalizim. Pandemia COVID-19 e ka ndryshuar me themel kulturën e punës në Gjermani.
Sipas një sondazhi pandemia e ka ndryshuar me themel botën e punës mes punëdhënësve gjermanë. Katër nga pesë të anketuar janë përgjigjur, se punëdhënësi i tyre është shumë më i hapur ndaj teknologjive se më parë bëhet e ditur nga një sondazh i Shoqatës Digitale “Bitkom” me të punësuar. Më shumë se gjysma e të pyeturve thekson se stili i drejtimit është bërë më bashkëpunues dhe se drejtuesit i dëgjojnë më shumë nevojat e të punësuarve.
Përveç kësaj në shumë raste koha e punës nuk organizohet më në mënyrë aq të ngurtë, përmes futjes së kohës së punës në mirëbesim. Para një viti, mars 2022 mori fund detyrimi i punëdhënësve të dërgonin punonjësit në shtëpi, nëse nuk ka arsye të forta që pengojnë punën.
Edhe një studim i Institutit të Ekonomisë (IFO) e konfirmon këtë.
Jean-Victor Alipour nga IFO-ja nuk vërehet “asnjë ndryshim” pas një viti në këtë drejtim duke parë të gjitha degët në tërësi.
“Nga ana tjetër ka punë që nuk pajtohen me home-office”, thotë Alipou.
Si për shembull gastronomia. Edhe në hoteleri është shumë i ulët numri i punonjësve që janë në home-office. Por sipas IFO-s, ende çdo i katërt apo e katërt i punësuar në Gjermani aktualisht vazhdon të punojë nga shtëpia.
“COVID-19 ka instaluar më shumë se home-office punën nga shtëpia. Në shumë kompani, shumë punëdhënës kanë rimenduar tërësisht politikën e personelit dhe e kanë përshtatur atë”, thotë presidenti i Bitkom, Achim Berg.
Duket se me fundin e masave kundër pandemisë, këto ndryshime ende kanë mbetur në botën e punës. Por ka edhe zhvillime të tjera. Gati gjysma e të punësuarve punon tani më shumë në multi-ekipe të sektorëve të ndryshëm dhe përfiton më shumë nga një ofertë më e madhe e arsimimit.
Tek një pjesë rritet dyshimi
Por ka edhe anë të errëta. 24 për qind e të punësuarve thonë, se punëdhënësit janë bërë më skeptikë dhe duan të kontrollojnë më me saktësi kohën e punës dhe punën e bërë. Në vitin 2022 këtë e thanë vetëm 15 për qind e të anketuarve.
“Një kulturë bashkëkohore e punëdhënësve nuk duhet të bazohet mbi kontrollin. Sidomos në ekonominë digjitale besimi dhe fleksibiliteti janë mjaft të rëndësishëm në luftën për talentet ndërkombëtarë”, thotë Berg.
Dega e specialistëve të IT-së punon më së shumti nga shtëpia edhe pas pandemisë. Në shkurt madje numri i të punësuarve të kësaj dege që punojnë nga shtëpia u rrit me 73.4 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?