LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 i ka kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane

Pandemia COVID-19 i ka kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë gjermane

Masat kufizuese me lockdown, problemet me rrjetet e furnizimit dhe rezervimi i klientëve: të gjitha këto kanë çuar në rënien e ndjeshme të koniunkturës.

Sipas Institutit gjerman për Ekonomi (IW), pasojat e pandemisë COVID-19 në dy vitet e fundit i kanë kushtuar 350 miliardë euro ekonomisë në rendimentin e saj.


Kjo shumë në pjesën më të madhe ka të bëjë me rënien e konsumit, llogarit IW në ditën e shpërthimit të pandemisë në Gjermani. Kësaj i shtohen edhe pakësimi i investimeve të ndërmarrjeve. Në tre muajt e parë të vitit 2021 janë krijuar humbje të tjera në vlerën 50 miliardë euro,

“Ripërtëritja ekonomike do të zgjasë me vite”, parashikojnë studiuesit e ekonomisë.

Në fillim të pandemisë masat kufizuese deri në mbyllje shkaktuan probleme në proceset e prodhimit dhe vështirësuan furnizimet brenda dhe jashtë vendit, shpjegojnë ekspertët e këtij instituti. Humbje janë shkaktuar edhe nga kufizimi i mundësive për konsum dhe rezervimi i klientëve. Bizneset jashtë vendit pësuan rënie. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, Prodhimi i Brendshëm Bruto në vend ra me 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë ecurisë së pandemisë, rënia e numrit të infeksioneve përkohësisht i rriste shpresat për një ripërtëritje të qëndrueshme ekonomike – por me valët e reja të infeksioneve këto shpresa shuheshin. Në vitin e dytë të COVID-19, sipas studimit, problemet kryesore u krijuan me rrjetet e furnizimit: mungesa e pjesëve të këmbimit i krijuan vështirësi kryesisht industrisë së prodhimit të automjeteve.

“Shpenzimet e shtetit në pandemi dhe eksportet të paktën pjesërisht funksionuan gjatë vitit të dytë të pandemisë”, i thanë DW-së nga Instituti i Ekonomisë Gjermane.

Por, parashikohet që edhe gjatë muajve të ardhshëm të ketë humbje.

“Varianti i ri Omikron i COVID-19 megjithatë jep shkas edhe për shpresë. Nëse sivjet ne hyjmë në fazë endemike, sërish mund të ketë hov në ekonomi. Vitet e ardhshme është i nevojshëm një hop i fuqishëm ekonomik, për të rikuperuar humbjet”, shpjegon ekonomisti i IW-së, Michael Grömling. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori