LAJMI I FUNDIT:

Pandeli Majko tregon si i njohu Thaçin, Haradinajn e Kurtin në kohën e luftës

Pandeli Majko tregon si i njohu Thaçin, Haradinajn e Kurtin në kohën e luftës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, gjatë një ceremonie në Prishtinë, ka thënë se gjatë vitit 1999, Hashim Thaçi ishte kokëfortë dhe nuk e dinte që do të bëhej president, siç nuk mendonte Ramush Haradinaj që do të bëhej kryeministër, kur mbante trupin e vëllait.

Në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, ku u përkujtua 20 vjetori i mikpritjes që Shqipëria kishte bërë për popullin e Kosovës gjatë eksodit në vitin 1999, Majko tha se nuk beson që Albin Kurti, në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës.


Ai tha se ka përballë njerëz të cilët janë vet përkufizuar nga ajo periudhë aq prodhuese.

“Kam përball presidentin e Kosovës, i cili në atë kohë besoj që nuk e dinte që do të bëhej President i Kosovës, por u vetpërkufizua si përfaqësues i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj. Kokëfortë si ai, pavarësisht që sot flet shumë për dialogun”, tha ai.

“Kam përball kryeministrin e Kosovës. Luftëtar si ai. Nuk besoj që kur mbante trupin e vëllait mendonte se do të bëhej kryeministër i Kosovës”.

“Kam përball Albin Kurtin. Nuk besoj që në vlugun e Serbisë në atë kohë, mendonte që do të vinte një ditë që ai do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër të Kosovës”.

“Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë që nuk jetojnë, të cilët bën detyrën e tyre. Kështu që unë mendoj që ne kemi bërë veç detyrën tonë, ndaj ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllai, e vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet”, tha ai, duke shtuar se vëllai nga një herë edhe të mërzit dhe prandaj është vëlla, e për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori