LAJMI I FUNDIT:

Panasonic zbulon prototipin e baterisë për të ndihmuar Tesla-n të ulë kostot e prodhimit

Panasonic zbulon prototipin e baterisë për të ndihmuar Tesla-n të ulë kostot e prodhimit

Panasonic zbuloi të hënën një bateri të re prototip të madhe të projektuar për të ndihmuar Tesla Inc në uljen e kostove të prodhimit të automjeteve elektrike (EV).

Kjo lëvizje, sipas shefit të baterive të kompanisë japoneze do të thellonte lidhjet e biznesit me klientin e saj kryesor në SHBA, përcjell Telegrafi.


Gjatë një tryeze të rrumbullakët mediatike, Kazuo Tadanobu tregoi baterinë që është rreth pesë herë më e madhe se ato të përdorura aktualisht nga Tesla.

“Ne e kemi zhvilluar këtë për shkak të dëshirës së fortë të palës tjetër dhe mendojmë se kjo mund të çojë vetëm në lidhje më të forta”, tha Tadanobu.

Ai nuk tha se kur Panasonic, e cila operon një fabrikë në Nevada që furnizon Teslën, do të fillonte prodhimin në shkallë të plotë. /Telegrafi/