LAJMI I FUNDIT:

Panairi Vjeshtor i Librit

Panairi Vjeshtor i Librit

Kolegji AAB organizon për herë të dytë Panairin Vjeshtor të Librit AAB 2019.

Në datat 9-12 tetor 2019, në ambientet e Kolegjit AAB, shtëpitë botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e vende të tjera të rajonit, do të ekspozojnë botimet e tyre para lexuesve e dashamirëve të librit.

Festa e librit do të shënohet me ngjarje të larmishme kulturore, si promovime librash, takime me shkrimtarë, punëtori e orë letrare.

Shtëpitë botuese, pjesëmarrjen e tyre duhet ta konfirmojnë më së largu deri më 26 shtator 2019, duke plotësuar formularin e bashkëngjitur, apo duke plotësuar atë në faqen zyrtare të panairit në ueb: panairi.aab-edu.net