Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do jetë i pranishëm këtë të diel në Athinë për të marrë pjesë në një panair pune, i cili organizohet kushtuar emigrantëve shqiptarë.
Kreu i qeverisë ka ftuar bashkëkombësit në Athinë që të marrin pjesë në panair dhe të njihen me ofertat e punës nga kompani shqiptare.
Ai pohoi se kjo është iniciativë, e cila synon të thyejë stereotipin e pagave të ulëta.
“Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë”, tha Rama.
Panairi organizohet në Technopolis, Pire, Athinë (Gazi), prej orës 09:00 të mëngjesit deri në 19:00.
Më tej, kryeministri Rama bëri një tjetër reagim duke shpërndarë mesazhin e një shqiptari, i cili është kthyer nga Greqia dhe punon në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me Pirron, të kthyerin nga Greqia që sot dëshmon se si pagat në turizëm janë njësoj si në rajon, ju uroj një të diel të mbarë nga Athina, ku sot kemi Panairin e Parë të Punës jashtë kufijve”, shkruan Rama.
Ai u bënë thirrje shqiptarëve të kthehen pasi pagat janë rritur ndjeshëm, sidomos në turizëm.
“Pas viteve ’90 edhe familja ime emigroi në Greqi si shumë prej familjeve shqiptare. Pas disa kohësh u kthyen në atdhe dhe filluan të punonin këtu me biznes dhe u fokusuan tek turizmi. Më pas, pasi unë mbarova universitetin fillova të menaxhoj biznesin, me rritjen e turizmit kërkesat për punonjës të kualifikuar janë rritur.
Pagat janë bërë njësoj si në rajon ose edhe më të mira. Ftoj bashkatdhetarët të vijnë ta provojnë, të punojnë në turizëm dhe jam i sigurt që s’do të zhgënjehen. Turizmi në Shqipëri e Gjirokastër është njësoj si në çdo vend të zhvilluar të botës tanimë. Do thoja një fjalë të gjyshes. I qëndruari në vend, i punuari me mend. I ftoj të gjithë të vijnë dhe të punojnë në ngritjen e Shqipërisë”, apeloi ai. /abcnews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës