LAJMI I FUNDIT:

PAN-it ‘nuk i intereson’ për bisedimet VV-LAA

PAN-it ‘nuk i intereson’ për bisedimet VV-LAA

Përderisa koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, nuk po arrijnë t’i mbledhin 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, tabori tjetër ka intensifikuar bisedimet në përpjekje për të gjetur një marrëveshje koalicioni.

Fundjavën e kaluar kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri për lidhje të koalicionit.

Mirëpo kjo nuk po i intereson deputetëve të PAN-it.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën dhe deputet i kësaj partie, Bilall Sherifi në një prononcim për KALLXO.com nuk ka dashur t’i komentoj këto takime, duke thënë se ato janë parti në vete.

“Ato janë parti në vete secila. Takimet e tyre iu takojnë atyre. Prandaj nuk shoh ndonjë nevojë të komentoj veprimet e të tjerëve”, tha Sherifi.

Njëjtë mendon edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili në një prononcim për KALLXO.com tha se zhvillimet që ndodhin në taborin tjetër nuk janë çështje me të cilat merret PAN.

“Ne jemi duke u përpjekur që të krijojmë institucionet dhe po merremi me konsulta të brendshme për të detajuar çdo aspekt të qeverisë së re. Zhvillimet që ndodhin në taborin tjetër janë të tyre dhe ne nuk merremi me to. Nuk kemi kohë të merremi me ata që vazhdimisht kanë ndjekur rrugën që mbanë peng konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ai shtoi se PAN janë në kontakt me të gjithë ata që janë të interesuar të mos vonohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Jemi në kontakt me gjithsecilin që ka shfaqur interesim që Kosova të mos vonohet në konstituimin e institucioneve të reja dhe kësaj radhe nuk do të ketë befasi që do të mund të sjellin dëshpërim të qytetarët”, ka thënë në mes tjerash Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Samiti i Paqes, Osmani: Rikonfirmojmë mbështetjen për lirinë e Ukrainës

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë

Lajme
Kalo në kategori