LAJMI I FUNDIT:

Pamjet tregojnë grabitësit e veturave në Chicago duke e tërhequr zvarrë shoferin e Audi

Pamjet tregojnë grabitësit e veturave në Chicago duke e tërhequr zvarrë shoferin e Audi

Një video tronditëse tregon një grup të koordinuar grabitësish të veturave që detyrojnë një shofer të dalë nga Audi nën kërcënimin e armës dhe e lënë atë të shtrirë në mes të një rruge të Chicagos ndërsa vetura të tjera kalojnë pranë tyre.

Pamjet e reja të zbuluara tregojnë një Audi A4 të rrethuar nga dy automjete të tjera në një rrugë me katër krosi.


Në fillim, Audi bllokohet përpara ndërsa shoferi i dëshpëruar 27-vjeçar përpiqet të arratiset, por brenda pak sekondash, të paktën tre burra kërcejnë nga automjetet – me të paktën një që i drejton armën, raporton nypost.

Shoferi më pas tërhiqet zvarrë dhe hidhet në tokë ndërsa banda “shfaqi pistoletat dhe kërkonte automjetin e viktimës”, njoftoi policia e Chicagos.

Një sulmues shihet duke i lidhur duart e shoferit pas shpine, duke e lënë atë me fytyrë poshtë në rrugë ndërsa të tjerët hyjnë në veturën e tij.

Më pas, të dyshuarit hipën në të tre automjetet dhe u larguan, duke e lënë shoferin në mes të rrugës së ngjeshur dhe në gjendje të largoheshin vetëm pasi sulmuesit e tij të ishin larguar.

Policia e Çikagos konfirmoi se është ende në kërkim të rreth gjashtë të dyshuarve për krimin tronditës që ndodhi në kryqëzimin e rrugëve West Wabansia dhe North Western. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori