LAJMI I FUNDIT:

Pamjet shqetësuese e tregojnë të ndaluarin duke vdekur në pjesën e pasme të makinës, teksa iu përgjërohej policëve për ndihmë (Foto)

Pamjet shqetësuese e tregojnë të ndaluarin duke vdekur në pjesën e pasme të makinës, teksa iu përgjërohej policëve për ndihmë (Foto)

Ky është momenti shqetësues, kur një i ndaluar për vjedhje po vdiste në pjesën e pasme të makinës, teksa iu përgjërohej policëve për ndihmë.

Andrewë Kearse ka vdekur prej aritmisë kardiake gjatë majit të vitit të kaluar, derisa po dërgohej në një qendër policore të Nju Jorkut, transmeton Telegrafi.


Kamera e sigurisë e ka filmuar atë, derisa përpëlitej dhe nuk mund të merrte frymë, gjatë tërë udhëtimit prej 2.3 kilometrash, ndërsa i refuzohej kërkesa për ndihmë.

Dokumentet dhe pamje që nuk janë shpërndarë për publik, e tregojnë Kearse që kërkoi ndihmë 20 herë, gjatë udhëtimit prej 20 minutave. Mirëpo, polici Mark Weeks që ishte në krye të patrullës dhe kolegu tij, hodhën poshtë ankesat duke i konsideruar si shtirje.

Derisa, e panë që ai është qetësuar dhe dukej sikur nuk po merrte fryme. Ata ndaluan skaj një rruge dhe telefonuan ndihmën e shpejtë, ndërsa nisën t’i japin frymëmarrje artificiale.

Njësiti i mjekëve që e kontrolluan të parët, vetëm konfirmuan vdekjen e tij, pa pasur mundësi t’i japin ndonjë ndihmë.

Gjatë seancë së parë dëgjimore në gjykatë, polici Meeks është shprehur se nuk ndjehet fajtorë dhe se nuk ka bërë asgjë te keqe, vetëm se i vjen keq për të riun që nuk është më në mesin e të gjallëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori