LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e reja të Kim Jong-un nxisin dyshime se ai mund të jetë i sëmurë, është dobësuar dukshëm – mediat jugkoreane zbulojnë detaje

Pamjet e reja të Kim Jong-un nxisin dyshime se ai mund të jetë i sëmurë, është dobësuar dukshëm – mediat jugkoreane zbulojnë detaje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, rrallë herë po shfaqet në opinion kohëve të fundit, gjë që rrit dyshimet se nuk qëndron mirë me shëndet, shkruan The Guardian.

Pas një pauze relativisht të gjatë u shfaq para publikut kur udhëhoqi seancën e partisë Punëtore, kurse fotografitë më të reja sugjerojnë se është dobësuar, transmeton Telegrafi.

Në fotografi të caktuar duke dukshëm më i dobët krahasuar me fotografitë dhe videot e mëparshme.


Portali NK News nga Seuli, ka rritur fotografitë me qëllim që të konfirmohen këto dyshime, ku theksohet që Kim i cili besohet t’i ketë 37 vjet, posedon orën e shtrenjtë prej 12.000 dollarëve, ku rripi i saj ishte “ngjitur” për dore nga pesha.

Mediat jugkoreane pretendojnë se Kim ka humbur disa kilogramë siç mund të shihet në fotot e publikuara më poshtë – ku vërehet dukshëm që dora në të cilën mban orën i është dobësuar dhe ora po i rri më lirë.

Lideri verikorean njihet si konsumues i madh i cigares, kurse babai i tij Kim Jong-il kishte ndërruar jetë nga sulmi në zemër në dhjetor të vitit 2011.

Të gjitha këto i kanë bërë analistët të konstatojnë që Kim viteve të fundit po vuan nga mbipesha, dhe se ka probleme të shumta shëndetësore.

Agjencitë jugkoreane të zbulimit pretendojnë që vitin e kaluar Kim peshonte rreth 140 kilogramë, e prej se ka ardhur në pushtet në vitin 2011 ka shtuar rreth 7 kilogramë.

Megjithatë nuk kanë arritur të shpjegojnë nëse tani është bërë më i dobët për shkak të ndonjë sëmundje, apo i ka kushtuar rëndësi linjës trupore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori