LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të kupesë së re nga Mercedes, që prezantohet zyrtarisht muajin tjetër (Foto)

Pamjet e para të kupesë së re nga Mercedes, që prezantohet zyrtarisht muajin tjetër (Foto)

Gjatë vitit të kaluar, Mercedes ka prezantuar në panairin e Gjenevës konceptin e kupesë AMG GT, që për të gjithë entuziastët ishte dashuri në shikim të parë.

Në të njëjtit organizim që zhvillohet gjatë muajit që vjen në Zvicër, është konfirmuar se do të prezantohet modeli katër dyersh, që është tërësisht gati për prodhim, transmeton Telegrafi.

E tëra që dihej, është se do të jetë një makinë hibride me 4.0-litra V8, që në kombinim me motorin elektrik prodhon 850 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për tre sekonda.

Tashmë janë shpërndarë disa fotografi, të realizuara prej spiunëve të automobilizmit, që e tregojnë atë për herë të parë nga afër.

Shtresa për kamuflim, nuk ka mundur të fshehë se hapësirat shumë të mëdha mbi rrotë, ndryshimin në grilli dhe pjesët anësore.

Për dallim nga modeli i prezantuar më herët, që kishte kamera për kontrolle anësore, tjetri që u pa duke u testuar kishte pasqyra anësore. /Telegrafi/