LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e fundit të Mercedes GLB 2020 (Foto)

Pamjet e fundit të Mercedes GLB 2020 (Foto)

SUV me madhësi të konsiderueshme, që pritet të jetë për të gjitha terrenet

Prej se është parë GLB i ri, është krahasuar shpesh me Baby G Wagon, për çka zyrtarëve në Mercedes duket se nuk iu pengon aspak, transmeton Telegrafi.


Me kalimin e kohës, ky SUV që pritej të ngjante sa më shumë me A-Class dhe B-Class, po shihet se po ngjanë me Baby G Wagon.

Makina e ndërtuar në platformën e CLA-Class, është parë së fundmi duke u testuar në mot të ftohtë në Suedi.

Kjo lë të kuptohet, se Mercedes GLB 2020 është një SUV që pritet të jetë i aftë për të lëvizur nëpër të gjitha terrenet.

Spiunët që merre me makinat e reja, arritën të marrin pamje ky kjo makinë shihet nga afër, madje kapën në kuadër edhe një pjesë të enterierit, që ka shtresë të madhe kamuflazhi.

Duket se makina ende nuk është gati për prodhim, ndërsa pritet që prezantimi i parë të bëhet gjatë muajve të verës. /Telegrafi/