LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Një tragjedi e rëndë ka goditur skenën muzikore maqedonase, pasi një zjarr shkatërrues në një diskotekë në Koçan, Maqedonia e Veriut, i mori jetën disa anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre.

Në mesin e viktimave ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov, i cili i shoqëronte në pothuajse të gjitha koncertet e tyre.

Gjithashtu, më vonë u konfirmua edhe humbja e Sara Projkovskës, e cila ishte një mbështetëse e grupit dhe punonte si profesoreshë. Një tjetër viktimë ishte edhe kitaristi Aleksandar Kolarov.
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëqytetarit të tij, Gjorgi Georgiev: “O fëmijë i bukur, të kërkuam në të gjitha spitalet, me shpresën se do të të gjenim… Por më pas morëm lajmin tragjik që nuk do të doja ta dëgjoja kurrë. Strumica ka humbur një muzikant të talentuar, një mik të dashur dhe një njeri me zemër të madhe. Muzika dhe kujtimi i tij do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona”.


Foto: Screenshot/Instagram

Andrej Gorgievski, një nga themeluesit e DNK-së, u nënshtrua plagëve të marra nga zjarri. Sipas dëshmive të pranishmëve, ai u pa për herë të fundit duke u kthyer në diskotekë për të shpëtuar të rinjtë që ndodheshin brenda, një akt heroik që fatkeqësisht i kushtoi jetën.

Foto: Screenshot/Instagram
DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona
Lexo po ashtu DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

Pamjet e fundit nga skena
Vetëm pak çaste para tragjedisë, Filip Stevanovski dhe Gjorgi Georgiev postuan në rrjetet sociale momente nga performanca e tyre. Ata shfaqeshin të lumtur, duke u argëtuar dhe duke ushtruar, ndërsa më vonë filmuan klubin e mbushur me të rinj, të cilët po shijonin muzikën e DNK-së – pa e ditur se do të ishte performanca e tyre e fundit.

DNK – Historia e një grupi që la gjurmë
Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev – Panço dhe Andrej Gorgievski, është një nga emrat më të rëndësishëm të hip-hop-it dhe R’n’B-së në Maqedoni. Muzika e tyre, që ndërthur tekstet emocionale me tinguj urbanë modernë, ka prekur breza të tërë dhe ka adresuar tema të ndryshme si dashuria, jeta e përditshme dhe sfidat e të rinjve.

Me këngë të paharrueshme si “Fala”, “Ako utre me nema”, “Srce”, “Amajlija” dhe “Romani”, DNK ka krijuar një trashëgimi të rëndësishme në muzikën maqedonase.

Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në zemrat e fansave. Kujtimi i tyre do të mbetet i gjallë përmes muzikës që krijuan dhe pasionit që ndanë me publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Magazina
Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj - Anisa Veseli nis procedurat ligjore

Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj - Anisa Veseli nis procedurat ligjore

Magazina
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Magazina
DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

Magazina
Kalo në kategori