LAJMI I FUNDIT:

PAMJE

PAMJE

Poezi nga: Paul Valery
Përktheu: Muhamed Kërveshi

N’se plazhi mbështetet sot,
N’se hija trembet e vajton,
N’se lartësia syt’ me lot
Ja, edhe fjala erëmon


Tym i pastër ose ajri,
Që dridhet në vete, ngjitet
N’valët e detit përsëri
N’mbretërin’ e tij kapitet

Atë pa e dëgjuar mirë
Nëse buza dridhet n’erë
Luan gjer n’zali n’errësirë
Sa fjalë edhe pa derë!

N’dritë të dhëmbëve disi
Ka edhe zjarr në brendësi