LAJMI I FUNDIT:

Pamje të veçanta nga bota nënujore e Karaburun-Sazan

Pamje të veçanta nga bota nënujore e Karaburun-Sazan

I vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, Karaburun-Sazan në qarkun e Vlorës, ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga bota nënujore e këtij parku.

“Disa pamje krejt të veçanta nga bota nënujore e parkut kombëtar detar Karaburun-Sazan ku dallohet prezenca e specieve tipike ujore si yjet e detit, livadhet e Posedonia, sfungjerët, peshqit e shumë të tjera”, shkruan Kumbaro.


Biodiversiteti, peizazhi dhe kultura e kësaj zone janë unikale për Mesdheun dhe për këtë arsye Parku prej vitit 2015 është pjesë e Zonave Veçanërisht të Mbrojtura në Mesdhe (SPAMI), sipas Konventës së Barcelonës.

Në të jetojnë të paktën 36 lloje detare, të cilat janë me rëndësi ndërkombëtare dhe që i përkasin listave të llojeve të rrezikuara. Në shkallë kombëtare, rreth 75% e llojeve të rrezikuara të kafshëve detare, janë regjistruar në zonë.

Ky park është korridori më rëndësishëm i specieve si breshka e detit, foka e Mesdheut, delfinë, si edhe peshkaqenë.

Me një shtrirje detare rreth 1,9 km gjatë viteve të fundit ky park është kthyer në një destinacion turistik, ku vizitorë të shumtë vendas e të huaj udhëtojnë me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Shqelma, grushte e kapje për flokësh - përleshen disa vajza në një pompë derivatesh në rrugën për në Matiçan

Kronika e Zezë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduar riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Lajme
Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Lajme
U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Lajme
Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Lajme
Kalo në kategori