Pamje të rënda pas shpërthimit në një xhami të Afganistanit - incidenti shkaktoi vdekjen e disa personave


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në qytetin verior afgan, Kunduz, gjatë lutjeve të së premtes, duke shkaktuar vdekjen e disa personave.
Pamjet e rënda të publikuara gjerësisht në rrjetet sociale që si duket tregojnë momentet pas shpërthimit, tregojnë personat e shtrirë në xhami, gjithashtu dhe dëmet në objekt.
Xhamia po frekuentohej nga komuniteti shiitë i myslimanëve.
Sipas BBC, numri i konfirmuar nga zyrtarët për numrin e viktimave është gjashtë, mirëpo kjo shifër thuhet të jetë më e lartë sipas raportimeve të tjera. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/10/2021





































