Barcelona ka reaguar ashpër pas humbjes dramatike ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke fajësuar drejtpërdrejt gjyqtarin polak Szymon Marciniak për një vendim që, sipas klubit katalanas, ndikoi në mënyrë vendimtare në rrjedhën e ndeshjes.

Sipas Barcelonës, momenti vendimtar ndodhi në minutën e tretë të kohës shtesë, kur rezultati ishte 3:2 në favor të tyre. Në atë moment, Interi ishte në sulm, por lojtari i Barcelonës, Gerard Martin, ndërpreu një pasim të rrezikshëm në krahun e djathtë.


Denzel Dumfries i Interit ndërhyri menjëherë, duke bërë kontakt me këmbën e majtë të Martin, i cili ra në tokë duke kërkuar faull.

Marciniak vendosi të mos ndërhyjë, duke lejuar aksionin të vazhdojë. Dumfries asistoi në zonë dhe Francesco Acerbi shënoi golin e barazimit 3:3, duke dërguar ndeshjen në kohë shtesë mes festës së tifozëve zikaltër.

Në vazhdim të ndeshjes, Interi arriti të shënojë edhe një gol tjetër dhe të sigurojë fitoren 4:3, duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 7:6.

Barcelona, megjithatë, e konsideron golin e tretë të Interit si të parregullt dhe fajëson gjyqtarin Marciniak për mosndërhyrje në një faull të qartë.

Edhe pamjet e reja të shfaqura në rrjetet sociale shihet se Dumfries kishte kontakt me këmbën e Gerard Martin, por gjyqtari vendosi të mos akordoj ndërhyrje në të mirë të Barcelonës dhe ky episod po del të jetë vendimtar në ndeshjen e fituar nga Interi.

Interi tani pret në finale fituesin e çiftit PSG–Arsenal, të cilat do të përballen në ndeshjen e kthimit sonte. /Telegrafi/

telegrafi sport app