LAJMI I FUNDIT:

Pamje të raketës amerikane “Ninxha” e cila nuk shpërthen – asaj i hapen gjashtë tehe të mprehta që shkatërron cakun – u përdor për vrasjen e gjeneralit iranian

Pamje të raketës amerikane “Ninxha” e cila nuk shpërthen – asaj i hapen gjashtë tehe të mprehta që shkatërron cakun – u përdor për vrasjen e gjeneralit iranian

Një video e re e postuar në internet, shfaq copëzat e raketës së shumëpërfolur amerikane që njihet si “raketa ninxha”.

Videoja është shpërndarë nga analisti për siguri Nick Waters, që është i specializuar në hetimin e sulmeve me dron në Bellingcat, transmeton Telegrafi.


Aty shihen dëmet e shkaktuara nga raketat “ninxha” në një veturë plotësisht të shkatërruar, e në copëzat e tyre ishin shtypur AGM-114R9X.

R9X, nuk shkakton shpërthim por gjatë fluturimit nxjerr gjashtë tehe të mprehta që hapen në pjesën anësore dhe shkakton shkatërrim total të veturës – pa pasur dëme anësore.

Për dallim nga raketa Hellfire që shpërthejnë dhe rrezikojnë vdekjen e personave tjerë në një rreze prej mbi 30 metra, raketat e reja “ninxha” është shumë precize.

R9X besohet se është përdorur për të vrarë gjeneralin iranian Qassem Soleimani, gjatë janarit të këtij viti në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit – duke bërë që me këtë veprim të rriten tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori