LAJMI I FUNDIT:

Pamje të frikshme: Momenti kur motori i një aeroplani me pasagjerë “shpërtheu në flakë” në ajër – pastaj bëri ulje emergjente

Pamje të frikshme: Momenti kur motori i një aeroplani me pasagjerë “shpërtheu në flakë” në ajër – pastaj bëri ulje emergjente

Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi motori i tij u përfshi nga flakët në ajër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani i United Airlines për në Fort Myers, Florida sapo ishte nisur nga Hjustoni kur incidenti ndodhi rreth ’15 minuta’ pas fluturimit.


Dhe pamjet tregojnë “shkëndija zjarri” që dalin nga pjesa e pasme e motorit, duke ndriçuar qiellin, natën.

Pak çaste më vonë, fluturimi u kthye në Aeroportin Ndërkontinental George Bush, ku bëri një ulje emergjente rreth orës 19:00 të së hënës.

Teksa nuk raportohet për të lënduar, United Airlines tha se “aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët u nisën normalisht”, duke shtuar se “u caktua një aeroplan i ri për t’i çuar klientët tanë në destinacionin e tyre”.

Nuk dihet ende shkaku i ‘çështjes së motorit’ dhe rasti është duke u hetuar nga Autoriteti Federal i Aviacionit (FAA). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori