LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse, fëmijët afganë fshihen nën kamionët në lëvizje – shumë e pësojnë duke tentuar të kontrabandojnë mallra për ta fituar bukën

Pamje rrëqethëse, fëmijët afganë fshihen nën kamionët në lëvizje – shumë e pësojnë duke tentuar të kontrabandojnë mallra për ta fituar bukën

Skena rrëqethëse të fëmijëve afganë që fshihen mes rrotave të kamionëve gjigantë, janë bërë pamje të zakonshme përgjatë kufirit me Pakistanin.

Në tentim që të kontrabandojnë mallra që mund t’i shesin në Pakistan, afganët e vegjël nganjëherë dy herë në ditë në këtë mënyrë të rrezikshme kalojnë kufirin, transmeton Telegrafi.


Në video mund të shihen dhjetëra fëmijë duke vrapuar nën kamionë që lëvizin, duke bartur nëpër shtëpi thasë me mallrat e kërkuara, shkruan BBC.

“Është e rrezikshme, por më mirë kështu sesa të vdesim urie. Babai im është i sëmurë, më duhet të punoj”, ka thënë një prej djemve të vegjël i cili në këtë mënyrë rrezikon jetën çdo ditë duke pranuar se nga kjo punë e rrezikshme mund të fitohen deri në shtatë dollarë.

E në thasët që i mbajnë në shpinë më së shpeshti ka çokollata e cigare.

“Atyre që ua shesim mallin na tregojmë se ku duhet ta porosisim. Janë kryesisht pronarë të dyqaneve në Pakistan dhe ata na japin para për mallra”, ka shtuar i riu.

Në anën tjetër, Pakistani ka shtuar kontrollet përgjatë kufirit me Afganistanin, e në veçanti që kur në këtë vend kanë ardhur në pushtet talebanët. E talebanët e shohin si rrezik të madh faktin që fëmijët çdo ditë kalojnë matanë kufirit.

Forcat pakistaneze i dëbojnë nga kufi – por ata futen nën kamion dhe kështu kalojnë lirshëm.

“Kurrë nuk jam lënduar, por e di që një vajzë ka humbur jetën. Ishte ulur në motor. Unë kurrë nuk ulem në motor. Ajo u lëndua rëndë – e operuan por nuk arritën ta shpëtojnë”, shtoi vogëlushi.

Ky grup i fëmijëve kishte pranuar të flasë me gazetarëve – duke pranuar se nëse identiteti i tyre zbulohet ata mund të identifikohen dhe kapen.

“Shoferët e kamionëve nervozohen dhe na rrahin kur na zënë, por duhet të vazhdojmë. Punojmë për të mbajtur familjet”, ka thënë një djalë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori