Shumë njerëz kanë frikë nga vaksinat, kjo po dëshmohet sidomos gjatë pandemisë.

Miliona persona në mbarë botën po vaksinohen kundër COVID-19 dhe një ndër ta është një burrë i ri, i cili duket së vërtet frikësohet shumë nga vaksina.

Në videon e publikuar nga Daily Mail shihet infermierja teksa përgatitet ta vaksinon në krah burrin, ky i fundit dëgjohet duke bërtitur, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbajnë të qeshurat.

Në fund, pasi e merr vaksinën, burri duartrokitet nga të pranishmit për guximin që mezi e gjeti.

E përditshmja britanike e ka publikuar videon nuk ka treguar se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. /Telegrafi/