Pamje që tregojnë se si metrotë në Kiev u bënë 'streha më e madhe e qytetit' për banorët mes sulmeve raketore të Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim në Twitter se stacionet e metrosë në Kiev u bënë "streha më e madhe e qytetit" për mijëra ukrainas në mes të valës së re të sulmeve të Rusisë gjatë ditës.
Dhe për të dëshmuar një gjë të tillë, janë publikuar disa pamje, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë zyrtarët e Kievit thonë se trupat e armatosura ukrainase rrëzuan të gjitha raketat ruse që synonin qytetin.
Ndryshe, disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas herët të hënën, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në sulmin e dytë rus gjatë natës në qytet.
“Një raketë e rrëzuar pranë Kievit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Mbrojtja ajrore po funksionon!”.
Në atë që ishte sulmi i 15-të ajror i Rusisë në qytet në maj, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, thanë zyrtarët.



































