Pamje që tregojnë momentin kur aeroplanët luftarakë britanikë rrëzojnë një dron që shkonte drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Në disa pamje të publikuara edhe nga mediat britanike thuhet se shihet momenti kur një aeroplan luftarak RAF Typhoon që rrëzon dhe shkatërron një dron të dyshuar iranian nga qielli.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, aeroplanët britanikë kapën me sukses një dron "në mbrojtje të Jordanisë" dhe rrëzuan një tjetër që po shkonte drejt Bahreinit, tha Ministria e Mbrojtjes.
Mbretëria e Bashkuar po kryen gjithashtu "sulme ajrore mbrojtëse" në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe, zbuloi ministria në X.
An update on UK operations in the Middle East, 09 March 2026. pic.twitter.com/dXbvxEn1iT
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 9, 2026
Ata thanë: "Gjatë natës, aeroplanët RAF Typhoon shkatërruan me sukses një sistem ajror pa pilot në mbrojtje të Jordanisë dhe kapën me sukses një dron që po shkonte në drejtim të Bahreinit”.
"Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka filluar të kryejë sulme ajrore mbrojtëse në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe".
Ministria e Mbrojtjes ndau pamjet marramendëse të përgjimit të dronit në X - megjithëse nuk është e qartë nëse arma po shkonte drejt Bahreinit apo Jordanisë.
Një veprim i tillë vjen ndërsa regjimi i tronditur i Iranit vazhdon të nisë sulme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin duke synuar asetet amerikane.
Shtetet e Gjirit, përfshirë Bahreinin, janë goditur disa herë që nga vrasja e Ajatollah Ali Khameneit. /Telegrafi/






















































