LAJMI I FUNDIT:

Pamje që përlotën edhe ushtarët, nënat afgane hedhin fëmijët përtej rrethojës mbrojtëse me tela gjembor: Merrni dhe dërgoni në zona të sigurta

Pamje që përlotën edhe ushtarët, nënat afgane hedhin fëmijët përtej rrethojës mbrojtëse me tela gjembor: Merrni dhe dërgoni në zona të sigurta

Në mediat botërore dhe rrjetet sociale janë shfaqur video rrëqethëse, e në veçanti të një nëne që mundohet që foshnjën e saj ta kalojë përmes telave gjembor dhe t’ia dorëzojë ushtarëve britanikë në aeroportin e Kabulit, me shpresën se do ta dërgojnë diku në ndonjë vend më të sigurtë.

“Nënat bënin të pamundurën që t’i largojnë fëmijë derisa rraheshin brutalisht nga talebanët. Madje bërtisnin “shpëtoni foshnjën time”, duke na i hedhur neve, e ka pasur edhe prej atyre që binin në telat gjembor. Ka qenë skenë e tmerrshme. Deri në orët e vona nuk ka pasur pjesëtarë të stafit tonë që nuk ka qarë”, ka thënë një oficer i ushtrisë britanike, transmeton Telegrafi.


E hyrja në hotelin Baron është bërë vatër ku janë mbledhur afganët që po kërkojnë vendstrehim diku në Britani të Madhe, me shpresën se do t’i ikin terrorit të talebanëve.

Britania e Madhe aktualisht është duke evakuuar qytetarët dhe afganët që kanë punuar për qeverinë gjatë 20 viteve të fundit. E videoja më e re që ka përshkuar botën, është realizuar në Kabul dhe në të shihet një grup i madh i njerëzve duke shtyre rrethojnë e telave gjembor.

Në një moment shihet një foshnje e ngritur lart në ajër – ku shihej si tentim për ta hedhur përtej telave gjembor, pra në zonën që kontrollohet nga forcat perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori