LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga sulmi me bombë në Turqi, ku u vranë 13 ushtarë e 48 u plagosën (Video +18)

Pamje nga sulmi me bombë në Turqi, ku u vranë 13 ushtarë e 48 u plagosën (Video +18)

Në sulmin e sotëm me bombë ndaj një autobusi që po transportonte ushtarë në Kayseri të Turqisë, kanë humbur jetën 13 ushtarë kurse 48 të tjerë janë plagosur.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me bombë të kryer rreth orës 08.45 sipas orës lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri janë vrarë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo ngjarje tragjike vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit


Zëvendëskryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, tha se është shumë e mundshme që incidenti është një sulm terrorist  që të kujton shpërthimit  stadiumin, duke shtuar se duket se është shkaktuar nga një makinë bombë.

Një video e publikuar në Twitter nga vendi i ngjarjes tregon disa organe në tokë pranë autobusit të bombarduar/Telegrafi/

KUJDES: PAMJE TË RËNDA!

https://twitter.com/AtakanNews/status/810026940904173568

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori