LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Tetovë

Pamje nga shpërthimi i zjarrit në një depo në Tetovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, rreth mesditës, në fshatin Falishtë të Tetovës, ku një depo e madhe e një kompanie për përpunimin e metalit është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimeve të para nga komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Ahmeti tha se në deponinë që po digjet ka materiale kimike dhe se ka një gamë të gjerë të ngjyrave.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë përpjekjeve të deritanishme për shuarjen e zjarri janë lënduar edhe dy zjarrfikës.


“Për momentin kemi 2 zjarrfikës të lënduar për momentin nuk janë në lëndime të rënda, dihet që tymi e bën të vetën dhe helmohemi në rast se thithim” tha Ahmeti.

Nga njësiti i zjarrfikësve gjithashtu njoftojnë se zjarri që ka shpërthyer në depo është lokalizuar.

Në aksion të shuarjes së zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Shkupit, Gostivarit dhe Kumanovës, ndërsa nuk është raportuar se ka persona të lënduar/Telegrafi/

Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti
Lexo po ashtu Zjarri në Falisht të Tetovës, flet komandanti i zjarrfikësve Ameti

Videon mund ta shihni këtu

Zjarr në një depo të metalit në Falishtë të Tetovës
Lexo po ashtu Zjarr në një depo të metalit në Falishtë të Tetovës

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori