Pamje mahnitëse të festës madhështore të tifozëve të Napolit, pas titullit të parë në Serie A pas 33 vitesh

Napoli është konfirmuar zyrtarisht si kampion i Serie A për sezonin 2022/23 pas barazimit ndaj Udineses të enjten mbrëma.
Fundjavën e kaluar, pritej që Napoli të fitonte titullin e tyre të parë në 33 vjet, përballë një stadiumi të mbushur në “Diego Armando Maradona”.
Megjithatë, Salernitana e prishi skenarin duke shënuar golin e vonshëm të barazimit për t'i mohuar Napolit momentin e kurorëzimit.
Të enjten mbrëma, Napoli mbërriti në “Dacia Arena” duke e ditur se një pikë kundër Udineses do të mjaftonte për të vulosur titullin.
Por, skuadra e Luciano Spallettit bëri fillimin më të keq të mundshëm pasi Udinese kaloi në epërsi tronditëse në minutën e 13-të.
Në pjesën e dytë, Napoli doli si një skuadër krejtësisht tjetër dhe gjeti barazimin e nevojshëm në minutën e 52-të falë golit të Victor Osimhen.
Ka mjaftuar ky gol i Osimhen që të konfirmoj Napolin kampion të Italisë.
























































