Një video mahnitëse me dron e një leopardi që kalon një lum pasi është shpëtuar është bërë virale.

Klipi i ndarë nga oficeri i Shërbimit Pyjor Indian, Parveen Kaswan, tregon leopardin duke nxituar nëpër pellgun ujor pasi është liruar në natyrë.


Leopardi mund të shihet duke bërë lëvizje të nxituara ndërsa përpiqet të arrijë në tokën e thatë.

Videoja shkaktoi një valë reagimesh, me përdoruesit që shprehën një gamë emocionesh nga habia deri te admirimi për vendosmërinë e leopardit për të notuar nëpër ujë.

Një pjesë e përdoruesve theksuan se leopardi mund të ketë qenë i stresuar përkohësisht, menjëherë pasi u shpëtua dhe u lirua.

Ndryshe, që nga viti i kaluar, popullata e leopardëve në Indi ishte 13,874, me një rritje prej 1.08% në vit të regjistruar midis viteve 2018 dhe 2022. /Telegrafi/