Pamje apokaliptike që tregojnë përmbytjet në të gjithë Serbinë - evakuime dhe gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

Shiu i madh që ka rënë për disa ditë ka çuar në një rritje të mprehtë të niveleve të ujit dhe rrjedhjeve të lumenjve në Serbi.
Si pasojë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një situatë emergjente është në fuqi në tetë komuna në Serbi.
Madje trafiku ishte ndërprerë në disa rrugë lokale dhe kryesore, dhe ujërat e përmbytjes shkatërruan disa ura.
Sipas "Al Jazeera Balkans", vetëm në Ljubovija, janë përmbytur rreth 700 shtëpi, dhjetëra familje u evakuuan dhe u shkatërruan tri ura, njëra prej të cilave është në rrugën kryesore.
Ljubovija danas.
Ponavlja se 2014.godina pic.twitter.com/7tYG1zzUK3— Kotoban (@Kotoban1) June 22, 2020
Veç kësaj, Ibri i fryrë në qendër të Kraljevës arriti edhe nivelin e urës, e cila raportohet se u rrëzua plotësisht.
Hidrologu Dejan Vladikoviç ka thënë për RTS-së se kishte një ngritje të fortë të nivelit të ujit në disa zona ndërkohë që meteorologët presin që reshjet të ndalojnë dhe moti të qetësohet nga e enjtja. /Telegrafi/




















































