LAJMI I FUNDIT:

Pamje “apokaliptike” nga përmbytjet në Itali, rrëshqitja e dheut merr me “vete” rrugën dhe gjysmën e kodrës

Pamje “apokaliptike” nga përmbytjet në Itali, rrëshqitja e dheut merr me “vete” rrugën dhe gjysmën e kodrës

Përmbytjet ‘apokaliptike’ që kanë bërë kërdi në të gjithë veriun e Italisë, kanë lënë qytete të tëra të zhytura nën ujë dhe kanë mbushur rrugët me ujë si dhe ka pasur rrëshqitje dramatike të dheut, ndërsa vendasit përpiqen të shpëtojnë.

Pamjet e reja tregojnë shkallën e shkatërrimit të përmbytjeve vdekjeprurëse, që kanë mbytur të paktën nëntë njerëz në rajonin Emilia-Romagna, me rrugët e kthyera në lumenj që lëvizin me shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Video tregon shtëpi dhe vetura të zhytura nën ujë në dhjetëra qytete historike, duke përfshirë Luga, Ravenna dhe Cesara, ndërsa shpëtimtarët përpiqen të arrijnë familjet e bllokuara brenda shtëpive të tyre.

Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, momenti kur dy të moshuar u shpëtuan me helikopter nga çatia e tyre
Lexo po ashtu Përmbytjet vdekjeprurëse në Itali, momenti kur dy të moshuar u shpëtuan me helikopter nga çatia e tyre

Familjet e dëshpëruara – duke përfshirë fëmijë të vegjël dhe të moshuar – u detyruan të ngjiteshin në çatitë e tyre në pikën e nxehtë turistike ndërsa prisnin me ankth për t’u shpëtuar me helikopterë.

Përmbytjet shkatërruese kanë rrëmbyer veturat dhe video tregon një rrugë të tërë në Emilia-Romagna duke u rrëmbyer nga një rrëshqitje shkatërruese dheu.

Përmbytjet kanë bërë që mijëra italianë të evakuohen nga shtëpitë e tyre tani të shkatërruara – dhe përmbytjet nuk tregojnë asnjë shenjë pakësimi.

Autoritetet në qytetin e Ravenës lëshuan sot një urdhër të menjëhershëm evakuimi për tre fshatra të kërcënuar nga përmbytjet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori