LAJMI I FUNDIT:

Pamja e Rihannas për Vogue Italia krahasohet me Joey nga seriali “Friends”

Pamja e Rihannas për Vogue Italia krahasohet me Joey nga seriali “Friends”

Rihanna u prezantua si ylli i kopertinës së Vogue Italia për muajin qershor, dhe super ylli i popit u shfaq me tre veshje në set.

33-vjeçaraja shkëlqen e veshur me një fustan të tejdukshëm Valentino dhe taka të larta që lidhen deri në kofshët e saj.


Në një imazh tjetër, ajo grumbullon tre palë pantallona dhe madje edhe më shumë xhaketa, duke shkaktuar krahasime gazmore me një skenë ikonike të serialit “Friends”.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


“Kjo duket si Joey nga FRIENDS!! ‘A mund të jem i veshur me më shumë rroba’”, komentoi një fans në pamjen e Instagramit, ndërsa një tjetër shtoi,”Unë e dua atë, por gjithçka që shoh është episodi i serialit “Friends” me Joey”. “Joey e bëri atë i pari”, tha një komentues i tretë.

View this post on Instagram

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


Në skenën klasike nga Sezoni 3, Joey bën shaka me Chandler duke veshur të gjitha rrobat e tij.

Besoni apo jo, kjo nuk është hera e parë që skena e paharrueshme merr trajtimin e modës së lartë: Në vitin 2018, Balenciaga lëshoi ​​një pallto shtatë shtresore prej 9,000 dollarësh që në rrjete sociale shpejt u krahasua me shakanë e Joey.

Jo të gjitha veshjet e Rihanna janë aq qesharake, super ylli gjithashtu pozoi në stile shumë seksi. /Telegrafi/