LAJMI I FUNDIT:

Paltrow fotografohet në një version natyral duke treguar fytyrën pa makijazh dhe flokët e thinjura

Paltrow fotografohet në një version natyral duke treguar fytyrën pa makijazh dhe flokët e thinjura
(Foto: BackGrid)

Gwyneth Paltrow është shfaqur me dukje natyrale gjatë një darke me familjen, ndërsa paparacit e kanë fotografuar pa makijazh.

Aktorja amerikane tregoi rrënjët e thinjura të flokëve dhe fytyrën pa grim teksa darkonte në një restorant në Beverly Hills të Kalifornisë fundjavën që lamë pas.


Ajo kishte veshur bluzë pa krahë të zezë të futur në pantallona të bardha, të cilat i mbështillte me një rrip të hollë të zi.

(Foto: BackGrid)

Ylli i “Iron Man”, që mbërriti në darkë me djalin Moses dhe burrin Brad Falchuk, zgjodhi gjithashtu atlete të bardha, ndërsa dukjen e kompletoi me një gjerdan të thjeshtë.

Si ia del Gwyneth Paltrow ta mbajë figurën e mrekullueshme në moshën 50 vjeçare
Lexo po ashtu Si ia del Gwyneth Paltrow ta mbajë figurën e mrekullueshme në moshën 50 vjeçare
(Foto: BackGrid)

Dalja e natyrale në publik e aktores vjen një muaj pasi kishte thënë për British Vogue se po “e pranonte” plakjen dhe se ideja “për ta ndalur kohën” është e çuditshme. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)